West Hami transferon Paquetan

30 gusht 2022 | 16:43

West Ham ka njoftuar se e ka transferuar mesfushorin brazilian Lucas Paqueta, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

25-vjeçari, i cili pritet të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit në Botërorin e këtij viti, është bashkuar nga Lyoni.

Marrëveshja fillestare prej 36.5 milion £ për Paqueta mund të rritet në më shumë se 50 milion £ me shtesa të mundshme – duke eklipsuar nënshkrimin prej 45 milion £ të sulmuesit Sebastien Haller nga Eintracht Frankfurt në 2019.

Paqueta iu bashkua Lyonit për 20 milionë euro (17 milionë £) në vitin 2020 pas 18 muajsh në AC Milan.

“Shpresoj që të jetë fillimi i një udhëtimi të këndshëm”, tha Paqueta për faqen zyrtare të West Ham. Trajneri i Hammers, David Moyes shtoi: “Ndërsa atij do t’i duhet kohë për t’u përshtatur, ne jemi të ngazëllyer për të shtuar një tjetër ndërkombëtar të provuar në skuadrën tonë”.

Paqueta shënoi nëntë gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime në 35 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të angazhohen në…