Kurti: Takimi i sotëm jep më shumë shpresë për më shumë komunikim qeveri-opozitë

30 gusht 2022 | 16:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj,ka bërë me dije se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel.

Ai ka thënë se takimi me drejtuesit e opozitës ishte interes i tij në mënyrë që sa më shumë t’i njoftojë ata në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

“Në Kuvend kemi pauzë, kemi pushim deri kah mesi i shtatorit andaj kjo është arsyeja pse e konsideruam që është e rëndësishme një takim i këtillë, kur është arritur dakrodimi që as në anën e Kosovës të mos ketë aso dokumente të hyrje/daljeve”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se me Abdixhikun dhe Haradinajn, i kanë diskutuar detajet e bisedimeve në Bruksel dhe se ky takim sipas tij është një bashkëpunim që jep për më shumë komunikim mes qeverisë dhe opozitës.

“Unë besoj se informacion që është i rëndësishëm s’ka që është mbajtur prej nesh dhe krejt çka është relevante tashmë është ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacion tjetër relevant që ua kanë dhënë ndërkombëtarët mbase do të duhej ata të tregonin, por sa i përket çështjeve kryesore për temat dhe diskutimin si ka shkuar absolutisht s’janë të painformuar”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bespoke Home 2022 në qershor, Samsung prezantoi vizionin e…