Rritet interesimi i vajzave për sportet luftarake, e shohin si alternativë për vetëmbrojtje

30 gusht 2022 | 23:34

Teknikat e karatesë i ka perfeksionuar. Tash e disa vite, Albulena Gërvalla nga Podujeva ka zgjedhur që kohën më të madhe të ditës së saj t’ia kushtoi këtij sporti.

Përveç pasionit ajo e këto vajza e zgjodhën këtë aktivitet edhe për një arsye tjetër e që është vetëmbrojtja.

Përqendrimi është maksimal për të memorizuar të gjitha lëvizjet që i mëson trajnerja.

Kaq i vëmendshëm është edhe Gëzim Rexhepi i cili ndjekë stërvitjet e vajzës së tij.

Ai ndihet më i sigurt kur sheh që ajo po mëson teknika për ta mbrojtur vetën. Dëshirë të ngjashme një dekadë më herët e kishte edhe nëna e trajneres Rejane Islami e cila më herët ishte në pozitën e këtyre fëmijëve.

Ajo bënë të ditur që prindi i saj e shtyu që ta zgjedhë këtë sport luftarak për t’i dalë zot vetës prandaj kjo sigurohet që secila lëvizje e fëmijëve të jetë ashtu siç duhet. Teknika për vetëmbrojtje po mësohen edhe në klubin e TAKEWANDO në Fushë Kosovë.

Edhe këtu pjesa më e madhe janë vajza. Këtij klubi këta fëmijë i kanë sjellë shumë medalje derisa një sport i tillë korean po u sjellë dobi në jetën e personale. Edhe trajneri Besfort Berisha po kujdesët që kolegët e tij profesionalizohen në atë që bëjnë.

Aktivitete e ushtrimet janë të shumta. Njashtu edhe leksionet për vetëmbrojtje. Këto vajza e shumë të tjera që kanë pasion sportet luftarake motivin kryesor thonë se e marrin nga xhudistja Majlinda Kelmendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje ushtarëve rusë…