Akanji, afër kalimit te City

30 gusht 2022 | 23:58

Në Angli janë të bindur: Manuel Akanji është një hap larg transferimit te Manchester City. Sipas The Athletic UK, “qytetarët” kanë arritur akordin me Dortmundin për të marrë në Premier League mbrojtësin zviceran.

Kontrata e tij skadonte në vitin 2023, duke bërë që City të bëjë gati çekun prej 17.5 milionë euro. Lojtari ndërkohë do të marrë një shumë të majme që shkon në 5.5 milionë euro në sezon.

Interi në këtë mënyrë befasohet në fundin e merkatos, pasi prej javësh apo muajsh e ndiqte me shumë interes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve…