Messi e dëshiron Pogban te Barça

06 korrik 2018 | 15:23

Lionel Messi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester Unitedin, Paul Pogba.

Sipas “calciomercato”, pasi nuk arritën ta marrin Antoine Griezmann këtë verë nga Atletico Madridi, Barça ka kthyer vëmendjen te francezi, me Pogban që shihet si një përmirësim i mesfushës bashkë me Paulinhon.

Arritja e Pogbas në “Camp Nou” do t’i jepte hapësirë Philippe Coutinho për të lëvizur në krah, duke mbështetur më shumë Messin në sulm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy…