Çitaku: Kurti ka probleme me veten dhe historinë, jo me opozitën

31 gusht 2022 | 08:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thumbuar  kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti, problemin e ka me vetën dhe historinë, e jo me opozitën.

“Kryeministri nuk ka problem me opozitën. Por me historinë. Me partinë e vet. Me vetën. Ne kemi qenë konsistent gjithmonë. Ne i themi Kurtit që të respektojë vendimet e Kushtetueses dhe ato t’i shërbejnë për arritjen e një marrëveshje”, ka thënë Çitaku në një intervistë në “Kanal10”.

Nënkryetarja e PDK-së madje kryeministri Kurti e ka quajtur edhe riciklues të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara që një kohë në Bruksel.

“Kurti ka dështuar në dialog. Ai ka tentuar ta riciklojë komplet procesin e dialogut. Ai ka tentuar ta ridizajnojë krejt procesin. Ai po i riciklon marrëveshjet tashmë të dakorduara në Bruksel”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë…