Serbia bëhet gati për 1 shtator, i vendos tabelat në pikëkalimet kufitare me Kosovën

31 gusht 2022 | 09:35

Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë vendosur tabela të dukshme që tregojnë se lejimi i përdorimit të kartave të identifikimit të cilat lëshohen nga Kosova “bëhen për shkaqe praktike”, pra siç për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Sipas po këtyre tabelave, pranimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës nuk duhet të interpretohet si “njohje nga Serbia”.

“Kosovo Online”, që përçon zërin e politikës së shtetit serb, ka shkruar se “marrëveshja për dokumente nuk duhet ta devijojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Vendosja e tabelave vjen 24 orë para se të hyjë në fuqi marrëveshja për dokumente 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, nuk është arritur marrëveshje për targat.

Ditë më parë është publikuar edhe përmbajtja e tabelës së kosovarët do ta shohin në hyrje të Serbisë.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga  Rezoluta 1244  (1999)”, shkruhet në atë tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…