Ronaldo i befason të gjithë me vendimin final për të ardhmen

31 gusht 2022 | 09:39

Afati kalimtar i verës do të mbyllet të enjten në mesnatë dhe ylli portugez nuk ka kohë më për ta gjetur klubin e ri.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes që një kohë të gjatë është në kërkim të një klubi të ri, por s’ka pasur sukses pasi United s’e ka marrë ndonjë ofertë serioze për 37-vjeçarin.

Kjo nënkupton se CR7 duhet të pajtohet me fatin dhe t’i përvjelë mëngët, në tentim për ta bindur trajnerin Erik ten Hag që ta angazhojë nga minuta e parë në lojë.

Portugezi e ka kërkuar  largimin nga “Old Trafford” pasi dëshironte të luajë në një ekip që merr pjesë në Ligën e Kampionëve, mundësi kjo të cilën nuk ia ofrojnë “Djajtë e Kuq”.

Duket se edhe mendja e Ronaldos ka ndryshuar pas përforcimeve të fundit që i bëri klubi nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ronaldo mund të jetë lojtari ideal për ta ndihmuar Man Unitedin që të përfundojë në top 4 në këtë edicion, shkruan “The Sun”.

Sidoqoftë, ai nuk e ka të garantuar se mund të luajë çdo javë nga minuta e parë nën drejtimin e Ten Hag.

Kohëve të fundit flitej se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit mund të përfundonte në Chelsea ose në Napoli, por deri tash nuk ka asgjë konkrete.

Sidoqoftë, futbollit nuk i dihet kurrë dhe duhet të presim deri në minutën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë vendosur tabela…