Vodhën 180 thasë pelet në Lipjan, arrestohen dy persona

31 gusht 2022 | 11:20

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80 thasë pelet që dyshohej se janë vjedhur.

Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100 thasë të tjera pelet që poashtu dyshohet se ishin vjedhur.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, njofton më tej policia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të…