Aleati i Erdogan-it jep dorëheqjen pas akuzave nga bosi i krimit

01 shtator 2022 | 01:01

Një anëtar i lartë i partisë në pushtet të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dorëheqjen.

Kjo, pas një sërë akuzash për korrupsion të ngritura përmes mediave sociale nga një bos i arratisur i krimit.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze “AFP”.

I dënuari Sedat Peker ka ngritur një kult në Turqi duke përdorur YouTube dhe Twitter.

Përmes tyre, Peker akuzon anëtarët kryesorë të ekipit të Erdogan-it për gjithçka, nga korrupsioni deri te kontrabanda e drogës dhe madje edhe vrasjet.

Sipas raportimeve, ai besohet se fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

51-vjeçari pranon hapur se është një bos krimi dhe pretendon se ka prova inkriminuese të grumbulluara në telefonin e tij kundër zyrtarëve të lartë që dyshohet se kanë të bëjnë me botën e krimit turk.

Shumica e videove të tij mbledhin miliona shikime.

Postimet e tij të fundit në Twitter fundjavën e kaluar akuzuan një sërë zyrtarësh për kërkim të ryshfetit nga kompanitë që tregtojnë në bursë.

Njëri prej tyre kishte të bënte me Korkmaz Karaça – një ekzekutiv në partinë në pushtet të Erdoganit AKP dhe një anëtar i Bordit të Politikës Ekonomike Presidenciale.

Karaca tha në Twitter se “fushata e vazhdueshme e linçimit të trolleve imorale në mediat sociale” po dëmtonte shëndetin e tij dhe po shkatërronte jetën e tij familjare.

Ai mohoi akuzat dhe argumentoi se nuk i ka takuar kurrë personat e përmendur nga shefi i krimit.

Një tjetër këshilltar i Erdoganit i implikuar nga Peker dha dorëheqjen të dielën e kaluar.

Partitë kryesore opozitare të Turqisë kërkuan një hetim zyrtar mbi akuzat e fundit të Peker-it këtë javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak pas mesnatës, shteti i Serbisë ka filluar zbatimin e…