Selakoviqi e pret Abazoviqin në Beograd

01 shtator 2022 | 14:53

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka pritur sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviqi, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeministrin e Malit të Zi,  Dimitra Kovaçevski janë duke marrë pjesë hapjen e Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision of the Open Balkans”.

Panairi i verës zgjat deri më 4 shtator dhe mbahet si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, nën kujdesin e qeverive Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkruan “Kosovonline”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë një arsye për të…