KEDS-i: Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë

01 shtator 2022 | 15:53

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se është stabilizuar situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut “B2” dhe “A3”.

“Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut ‘B2’ dhe ‘A3’, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin. Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën. Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht.  Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës. Bashkë ia dalim!”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Chelseat, Willian është rikthyer në Premier Ligë. Futbollisti…