Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak

01 shtator 2022 | 16:27

Në kuadër të përgatitjeve për UF “DEFENDER EUROPE ‘23” Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak.

“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”.

“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për realizim të suksesshëm të UF ‘DEFENDER EUROPER ’23’ si dhe pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është duke mbajtur një…