Ferrari: Edhe Holanda e vështirë për ne, gomat po na penalizojnë
Pas zhgënjimit fundjavën e kaluar në pistën belge të SPA-s, skuadra e Ferrarit përgatitet për një tjetër fundjavë të vështirë. Këtë herë garohet në pistën holandeze të Zandvoort, në shtëpinë e Max Verstappenit, që do ta ketë mbështetjen e gjithë publikut.
Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, është me këmbë në tokë dhe nuk pret ndonjë mrekulli në garën holandeze.
“Karakteristikat e pistës bëjnë që ajo të jetë shumë e ashpër për gomat dhe konsumi i tyre do të jetë i madh. Kjo është një pikë e dobët e jona”, ka thënë Binotto.
“Vështirë të mendosh për një hakmarrje, ndaj duhet një makinë e balancuar. Duhet gjetur një e mesme mes një makine që t’i menaxhojë mirë gomat, sidomos ato të përparmet dhe të jetë e shpejtë në kthesa. Një garë e vështirë për makinën dhe pilotët, të shohim”, ka deklaruar Binotto.