Wall: Doja t’i jepja fund jetës dy vjet më parë

01 shtator 2022 | 16:43

“Në një moment të jetës sime kam menduar t’i jap fund gjithçkaje, duke u larguar nga kjo botë. Kjo ndodhi kur ishim në mes të pandemisë”.

Është kjo deklarata e trishtë e dhënë nga basketbollisti John Wall, një nga yjet e NBA-së dhe më të paguarit. Lojtari që këtë verë kaloi te Clippers, më tej shton: “Unë dëmtova Thembrën e Akilit, mamaja ime u sëmurë dhe më pas ndërroi jetë. Po ashtu, edhe gjyshja ime. Isha me mamanë në krah kur kryente kimioterapinë deri në frymën e saj të fundit. Kam fjetur për tri ditë me radhë në një divan”.

Ylli i NBA-së ka kaluar dy vjet të vështirë me fanellën e Houstonit dhe tashmë i kujton me trishtim ato çaste. “Nëse dola nga ajo situatë mund t’ia dal mbanë ndaj çdo situate tjetër në jetë”, ka deklaruar John Wall.

“Për mua, fakti që jam rikthyer është diçka e jashtëzakonshme. Tifozët kanë dëshirë të më shohin në fushë, por edhe mbështetja e njerëzve ishte e madhe”, ka thënë organizatori, që mori mbështetjen edhe të LeBron Jamesit: “Jam krenar për ty vëllai im”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas…