Hoxhaj: Turp se si po trajtohen mësimdhënësit nga Qeveria Kurti

01 shtator 2022 | 22:26

Ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj është deklaruar pasi 1 shtatori nuk i priti nxënësit nëpër shkolla pasi shumica prej tyre ishin të mbyllura si pasojë e grevës nga sindikatat.

Megjithatë, ai përmendi një rast kur ish-kryeministri Hashim Thaçi ua dyfishoi pagat e mësimdhënësve, në dialog me mësimdhënësit.

Sipas tij, ajo mbetet e vetmja rritje në pagë që kanë pasur ata deri më sot.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së tash thotë se është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria Kurti.

Ligjvënësi opozitar shprehet se nuk ka vullnet as për dialog me mësimdhënësit dhe as që të dëgjohet zëri i tyre.

“Zëri i lirisë kombëtare dje dhe lirisë individuale sot! Asnjëherë askush nuk ka mundur t’ua mbyllë dyert mësuesve në Kosovë! Është jetike për ta, nxënësit dhe prindërit, të hapen dyert e dialogut”, shkroi ai në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka bërë edhe lëvizjen e fundit këtë merkato. Skuadra…