Sejdiu: Kurti po bën punë të mirë në dialog

01 shtator 2022 | 22:49

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka lavdëruar marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai tha se qytetari i Kosovës tash mund të futet në territorin e Serbisë me një dokument i cili është dokument shtetëror i Kosovës.

Sejdiu, në “Rubikon” të Klan Kosovës, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti është duke bërë një punë të mirë në dialogun me Serbinë.

“Filloi me ndaljen e referendumit, vazhdoi me ndaljen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, pastaj me diskutime me tema që lidhen me njohjen e dokumenteve identifikuese të Kosovës pa ndonjë dokument shtesë i cili të zhvleftëson si shtet – pra, këto për mua janë lëvizje të mira përpara”.

“Kjo është një situatë e re që e ka krijuar Qeveria Kurti. Mendoj se edhe tensionet për veriun kanë dëshmuar një gjë –  që Kurti ka arritur t’i bindë faktorët ndërkombëtarë edhe shtetet tjera që ka potencë të futet në veri dhe kjo ndryshoi rrethanën faktike atje”.

Ai pohoi se situata e sotme ja jep një leje Kurtit në dialog, teksa shtoi se “e kemi ‘frerin’ se deri ku është i gatshëm Kurti të dialogojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra FC Ballkani ka thënë se i ka analizuar me…