Arrestohet i riu nga Gjilani i cili iu fliste fjalë të ndyta të miturave në ‘TikTok’

01 shtator 2022 | 23:24

Policia në Gjilan pas një operacioni ka arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M., 19 vjeçar i cili në disa faqe të internetit është shfaqur direkt në një video ku bisedonte me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare, raporton Paparaci.

Madje, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura flet fjali nxitëse seksuale, tha Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes.

Paparaci mëson se bëhet fjalë për Erdon Muratin, i cili vjen nga Komuna e Gjilanit.

Arrestimi i tij ka ndodhur sot, njoftoi Policia. Videot në fjalë janë shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale si TikTok, Youtube etj.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së, dërguar medieve.

Muja, rrjetin social  të tij në TikTok e kishte të regjistruar si “clip.donzi”. Ai ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është treguar i ashpër me…