Rama në Beograd flet për marrëveshjen për dokumentet në mes të Kosovës dhe Serbisë

02 shtator 2022 | 11:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen e samitit “Ballkani i hapur” në Beograd është shprehur se “është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia”.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia. Kur po diskutonim Ballkanin e hapur, një kryeministër i një vendi të BE-së, më tha pse nuk ishin ftuar. Më vjen shumë mirë që duan të ftohen në ‘Ballkanin e hapur’ gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi”, ka thënë Rama.

Më tutje, ai ka vlerësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në raport me marrëveshjen për dokumente në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, ne vijmë këtu pas një pasditeje për t’u mbajtur mend. Në Panairin e verës pamë në të njëjtën hapësirë dhjetëra shefa kuzhine të vendeve tona, në një zonë me një organizim fantastik. Dje nisi të zhvillohej një tjetër potencial i madh ekonomik dhe turistik. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin Kosovë-Serbi dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjedhja e ‘Ballkanit të hapur’. Sot e them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është ide e ‘Ballkanit të hapur’. I shpreh respektin tim presidentit të Serbisë, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë: që zgjedhja e parë është paqja. Natyrisht që kjo nuk zgjidh gjithçka dhe as nuk e bën çështjen që neve na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, ka thënë kryeministri Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i…