Caktohet seanca e radhës për liderët e UÇK-së

02 shtator 2022 | 11:33

Konferenca e radhës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të mbahet me 8 shtator në orën 13:30, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi janë duke u akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ndaj këtyre akuzave, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Të gjithë ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej më shumë se një viti.

Në vazhdimësi ka pasur ankesa nga pala mbrojtëse për vazhdimin e paraburgimit dhe për mos fillimin e procesit gjyqësor ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor…