Mësimdhënësi i drejtohet Kurtit: Jeni duke na goditur

02 shtator 2022 | 13:43

Mësimdhënësi nga Vushtrria Mentor Hajrizi me anë të një letre publiku, iu ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me gjendjen e krijuar në arsim për shkaka të grevës.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë duke u goditur nga vendimet e padrejta që po u morën ditëve të fundit. ”

Unë dhe kolegët e mi u goditëm nga vendimet e padrejta që po i merrni ditëve të fundit kundër mësuesve, për të cilët dikur tregoje konsideratë të lartë. Shkurt, pa bërë stërhollime, dëshiroj të ta rikujtoj se, në prillin e vitit 2020, në periudhën e rrezikshme, kur një virus botëror gjeti përhapjen e tërësishme dhe përpiu njeriun me gjithçka që kishte, erdhe dhe vizitove mësuesit vullnetarë me kolegët e tu, u dhe kurajë dhe i çove në piedestalin më të lartë”.

Postimi i plotë i Hajrizimit në “Facebook”:

Letër publike për Kryeministrin

I dashur Kryeministër,

I dashur z. ALBIN KURTI,

Unë dhe kolegët e mi u goditëm nga vendimet e padrejta që po i merrni ditëve të fundit kundër mësuesve, për të cilët dikur tregoje konsideratë të lartë.

Shkurt, pa bërë stërhollime, dëshiroj të ta rikujtoj se, në prillin e vitit 2020, në periudhën e rrezikshme, kur një virus botëror gjeti përhapjen e tërësishme dhe përpiu njeriun me gjithçka që kishte, erdhe dhe vizitove mësuesit vullnetarë me kolegët e tu, u dhe kurajë dhe i çove në piedestalin më të lartë.

Sot, teksa mësuesit po kërkojnë një të drejtë legjitime, i kundërshton dhe ua mohon atë.

  1. Kryeministër,

Të lutem që të kthehesh në retrospektivë dhe të rivlerësosh kontributin e mësuesve, të cilët në këtë muaj një “Ministër” yti dështak i la pa pagë.

Do të citoj një copëz fjalie të deklaratës sate në shkollën “Qamil Batalli”, në përmbajtjen e së cilës tregohej se koronavirusi në Kosovë kryesisht po luftohet nga vullnetarët.

“Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe për solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”.

  1. Kryeministër,

Këtë deklaratë tënden po e dëgjoja me kërshëri të rrallë, sepse, siç të dhamë shpresë, na dhe shpresë.

Shpresa jonë, pra, u venit tashmë, pasi më nuk vlerësohemi për punën dhe për sakrificat që çdo ditë i bëjmë për fëmijët e vendit tonë.

Ringjalle si feniks shpresën tonë, riktheja mësuesit dinjitetin meritor!

Mentor Hajrizi, mësues gjuhe i popullit dhe për popullin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës…