Osmani në Pragë: Albrighti u bë zëri i Kosovës në ditët më të vështira (video)

02 shtator 2022 | 14:48

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright ishte bërë zëri i Kosovës në periudhën kur populli i Kosovës po kalonte nëpër kohë të vështira.

Këto komente ajo i ka bërë në panelin mbi dialogun transatlantik dhe trashëgiminë e Albright në Forumin 2000 në Pragë të Çekisë.

“Për Kosovën absolutisht, por bota, e gjithë bota është një vend më i mirë, më i sigurt dhe me paqësor për shkak të njerëzve si sekretarja Albright”.

“Populli i Kosovës ka pasur rastin të përjetojë drejtpërdrejtë fuqinë transformuese të lidershipit të saj”.

“Ajo ishte një person që qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë. Por në rastin tonë të veçantë, ajo u bë zëri ynë. Ajo u bë zëri i të pazëshmëve, ajo u sigurua që të drejtat tona themelore të mbroheshin kur shumëkush në mbarë botën as që e dinim që ekzistonim”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë firmosur të premten…