Ademi takohet me ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund

02 shtator 2022 | 15:05

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar me ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Kreu i FFK-së, fillimisht i shprehu mirëseardhje ambasadorit suedez në Kosovë, teksa e informoi mbi rrjedhën e futbollit dhe projektet që janë duke u realizuar. Ademi u shpreh i lumtur që ambasadori suedez është i afërt me futbollin, duke pasur parasysh se është një ish-futbollist dhe tani një fans i madh i futbollit.

Në këtë takim u diskutua edhe për raportet shumë të mira që FFK-ja ka me Federatën suedeze të futbollit si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta me Ambasadën suedeze, me synimin që futbolli të ketë shtrirje sa më të gjerë në të gjithë vendin dhe tek të gjitha grupmoshat dhe komunitetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është mbështetësja më e madhe e Balenciaga-s. Së…