Nënkryetarja e Prishtinës e quan Albin Kurtin autokrat

02 shtator 2022 | 19:10

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, e ka quajtur autokrat kryeministrin Albin Kurti i cili urdhëroi ministrin e Financave, Hekuran Murati që mos të ekzekutojë pagat e mbi 45 mijë mësimdhënësve, shërbyesve civilë, personel shëndetësorë e punonjësve të tjerë që kanë hyrë në grevë.

Numri dy i kryeqytetit të Kosovës ka thënë se udhëheqësit autokrat zakonisht e ndërmarrin hapin e ndëshkimit në pagesë për të dërgu mesazhin e fuqisë mbi punëtorin me paramendimin se ashtu e kupton dhe i nënshtrohet.

“Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë. Nuk dijnë si të ulen e të provojnë të bëjnë kompromis për të gjetë zgjidhjen që e kanë përgjegjësi. Por, dijnë të gjykojnë, të përçajnë e besa edhe të linçojnë nëse nuk i bindesh. Këta, veç udhëheqës nuk janë.Tentativa për të përçarë në ata që meritojnë e duhet të paguhen dhe në ata që nuk e meritojnë e nuk duhet të paguhen është e humbur. Listat e pagave janë dorëzuar në afat, si çdo muaj. Lista shtesë diskriminuese nuk do të dorëzohen asnjëherë”, ka shkruar Sahatçiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tentativa për të zmbraps grevistët me mos procesim të pagave për 1-25 gusht sa nuk kishte grevë vetëm, sipas saj, sa e ka forcuar sot vendosshmërinë për grevë edhe nga shërbyes të tjerë. Ndërsa, fëmijët vazhdojnë pa mësim në shtëpi.

“Sinqerisht, nuk e di qysh ja ka qitë lapsin ky “udhëheqës”. Por, ajo çka di është që nëse nuk i proceson pagat të hënën dhe nuk gjen kompromis për çka paguhet të bëjë, në fund edhe nuk do të ketë kë të udhëheqë”, ka shkruar Sahatçiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në…