Dënohet dy mijë euro personi që rrahu gruan e Dukagjin Popovcit në vendin e saj të punës

02 shtator 2022 | 23:21

Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci në emisionin “ FRONTAL” u pyet edhe për sulmin fizik ndaj gruas së tij, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Popovci njoftoi se është mbajtur gjykimi ndaj personi që ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ai tha personi në fjalë është dënuar 2 mijë euro.

“Po të ju them të drejtën, është mbajte gjykimi, është shqiptua dënimi ndaj personit i cili ka bërë atë vepër. Po është një dënim, po mundohem me thanë me gjakftohtësi, 6 muaj burgimi i cili është zëvendësuar me 2 mijë euro, ky është vendimi i gjykatës”.

Pupovci tha se ky është vendimi i shkallës së parë dhe me rastin do të merren edhe instancat e tjera të gjykatës, duke mos dashur ta komentoj vendimin.

“Nuk kisha dashur të e keq përdori pozitën time këtu, por për këtë çështje do të duhet të ishte edhe gruaja ime këtu, është një situatë që mund të e ndjekim edhe në instanca më të larta”

Me urdhër të prokurorit rasti ishte  cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i…