Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Ferizaj

03 shtator 2022 | 13:03

Një burrë ka raportuar në polici, se përderisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i maskuar i ka grabitur 1000 mijë euro.

I njëjti ka thënë se i dyshuari ka qenë i maskuar dhe me armë, derisa është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 03.09.2022-01:02. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 1000€ dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre anëtarë të një familje në Prizren janë rrahur mes…