Haziri: Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

03 shtator 2022 | 15:18

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale.

“Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti. Nëse i shantazhin punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai ka thënë se dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. “Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti”.

“P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe në Facebook, për masat…