Abdixhiku: Kurti duhet të dialogon me komunat dhe mësimdhënësit

03 shtator 2022 | 17:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti sot ka dështuar, pasi që sipas tij, ai ka refuzuar dialogun dhe nuk ka arritur të trajtojë me respekt problemin e mësimdhënësve.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv.

“Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, tha Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:

Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim!

Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti.

Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura.

Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë. Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, tha në…