Geti dhe Marina ndajnë me ndjekësit momentet e këndshme nga pushimet luksoze në viset tropikale

04 shtator 2022 | 12:10

Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, janë mjaft të përfolur në mediat rozë.

Ata gjithashtu gëzojnë një ndjekje të madhe nga fansat në rrjetet sociale, me shumë prej tyre që duan të dinë detaje nga jeta private e tyre.

Së fundmi, çifti kanë treguar se ndodhen me pushime në një destinacionin luksoz, të cilin nuk e kanë bërë të ditur për ndjekësit e tyre.

Ka qenë fillimisht reperi Ghetto Geasy, ai i cili publikoi një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihej në det teksa shijonte relaksin këto ditë të nxehta.
“Mos mendoni se nuk ka peshkaqenë vetëm sepse uji është i qetë”, shkroi reperi nga Prishtina në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë edhe gruaja e tij, prezantuesja Marina Vjollca ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet.

E njëjta fillimisht publikoi një imazh të sajin me një yll deti në ujin e kristaltë, gjersa më pas në fotografinë e dytë, ajo shfaqi edhe dorën e burrit të saj që gjithashtu mbante një yll deti.

“Jo të gjithë yjet i përkasin qiellit”, shkroi bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se…