Gjermania dhe Franca angazhojnë këshilltarët e tyre në dialogun Kosovë-Serbi

04 shtator 2022 | 14:22

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron i kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme që t’i ndihmojnë të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letrën e Scholzit dhe Macronit për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq është thënë se këshilltarët e tyre bashkë me Lajçak do ta vizitojnë Kosovën.

“Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij”.

“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit. Shpresojmë sinqerisht që kjo nismë të ndeshet me interesin dhe mbështetjen tuaj”, është thënë në letrën e përbashkët të Scholzit dhe Macronit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka mbërritur në Berlin më 3…