Nushi i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, mielli nuk është inat

04 shtator 2022 | 14:51

Sekretari organizativ në Partinë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pasi ka thënë se aksioni i djeshëm i kësaj parti kundër ministrit Hekuran Murati është bërë nga inati.

Nushi i ka thënë Kurtit se mielli nuk është inat.

“Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD-ja. E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i ‘vogël’ ta shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë.  E di që donë me e pasur edhe opozitën e qytetarin qysh i ke militantët e profiterët në parti, por kjo dëshirë nuk të realizohet”, ka shkruar Nushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, më 7 shtator do të…