Sarri: Gjyqtarët ose janë të paaftë, ose është opsioni B

04 shtator 2022 | 15:35

Lazio pësoi një humbje me përmbysje mbrëmjen e djeshme 1-2 ndaj Napolit. Trajneri Maurizio Sarri nuk ka mbetur aspak i kënaqur me gjykimin në këtë sfidë.

“Ka shumë pak për të komentuar mbi ndeshjen, edhe goli i parë i Napolit ishte me faull. Nuk di çfarë të them, në Itali arbitrat ose janë të paaftë, ose është opsioni B që do të ishte edhe më shqetësues.

Prej fillimit të sezonit po gabojnë, na kanë mbushur me të verdha. Ndoshta, Napoli do të fitonte ndeshjen në një mënyrë tjetër, por në këtë formë, të vjen inat”, tha Sarri mes të tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…