Krasniqi në ‘Hardh Fest’: Rahoveci pikëtakim i dashamirëve të verës e muzikës

04 shtator 2022 | 15:42

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Rahovec, ku në kuadër të festivalit “Hardh Fest” ka takuar vreshtarët e kësaj komune.

Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, thotë se qëndroi në shoqërinë e miqve e dashamirëve dhe  bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë nga e tërë Kosova.

“Në qytetin e rrushit, vreshtave e verërave – në Rahovec, në një atmosferë miqësore e mikpritëse, u mblodhëm për ‘ca kokrra rrushi’ në “Hardh Fest”, shkruan kryetari i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shira të rrëmbyer kanë përmbytur një të tretën e Pakistanit.…