Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga LV-ja kërkojnë ndërprerjen e grevës

04 shtator 2022 | 16:55

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ata kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe që të ndërpritet greva.

“Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karshi inflacionit”, thuhet në njoftimin e Bulliqajt.

Ndryshe më shkollat publike në Kosovë, mësimi nuk ka filluar më 1 shtator siç edhe ishte paraparë.

E gjithë kjo, për shkak të grevës së mësimdhënëse anembanë vendit.

Mësimdhënësit dhe punëtorë të tjerë të sektorit publik janë në grevë. Pagat e gushtit s’i kanë marrë ende, pasi që Qeveria nuk dëshiron t’i paguajë ata që mbajnë grevë. Ministri i Financave, Hekuran Murati para pak ditësh njoftoi se është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.

Kryeministri Albin Kurti thotë se njerëzit “nuk duhet të paguhen për mospunën”, ndërsa i ftoi mësimdhënësit të paraqiten në shkollë të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Real Madridit dhe i Kombëtares së Francës, Karim…