Gjilani triumfon në Klinë, Drenica ndan pikët me Ferizajn

04 shtator 2022 | 17:00

Skuadra e Gjilanit ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës, derisa Ferizaj dhe Dukagjini akoma nuk shijojnë një të tillë.

Gjilani ka arritur të mposht skuadrën e Dukagjinit me rezultatin 0:1, në ndeshje të luajtur në udhëtim. Mysafirët arritën të marrin fitore fal golit të shënuar në pjesën e parë, kur po luhej minuta e 38’.

Golin e shënoi Solomon, i cili edhe del të jetë vendimtari i këtij takimi, duke i dhënë tri pikë skifterave.

Në ndeshjen tjetër të kësaj dite në Superligë, atë mes Drenicës dhe Ferizaj, nuk pati fitues, në një barazim pa gola.

Gjilani, me fitoren e sotme, qëndron skuadër lidere në Superligë, me 13 pikë të grumbulluara. Dukagjini mbetet skuadra e fundit në tabelë, me vetëm një pikë.

Ferizaj, me barazimin ndaj Drenicës shkon në tri pikë, dhe akoma nuk shijon fitore. Drenica në anën tjetër merr pikën e pestë në pesë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me…