Brightoni shkatërron Leicesterin

04 shtator 2022 | 17:15

Brendan Rodgers mund të mos e ketë të gjatë qëndrimin e tij te skuadra e Leicester. ‘Dhelprat’ u mposhtën sot 5:2 nga Brighton.

Leicester City ka pësuar humbjen e radhës, kësaj radhe në udhëtim kundër skuadrës së Brighton, me rezultatin 5:2. Iheanacho i dha epërsinë skuadrës së Leicester qysh në minutën e 1’, por kjo epërsi u shkri në minutën e 10’, kur Thomas shënoi autogol, kurse në minutën e 15’, Caicedo i dha epërsinë skuadrës së Brighton.

Daka barazoi në 2:2 në minutën e 33’, por Brighton vulosi gjithçka në pjesën e dytë me tri gola të shënuara. Trossard (64’) dhe Mac Allister (71’, 90+7’) vulosën rezultatin final 5:2. Brighton shkon në 13 pikë për pozitën e katërt, kurse Leicester mbetet me një pikë dhe merr humbjen e pestë radhazi, duke qëndruar në pozitën e fundit në tabelë. Brendan Rodgers është shumë afër shkarkimit nga posti i trajnerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, kryeministri…