Kosova U15 merr pjesë në turneun e UEFA-s në Shkup

04 shtator 2022 | 22:24

Përfaqësuesja e Kosovës U15 do të marrë pjesë në UEFA Development Tournament që do të mbahet në Shkup, prej 5 deri më 10 shtator, e ku marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Malajzia dhe Armenia.

Përzgjedhësi i kombëtares së kësaj grupmoshe, Ilir Nallbani, për këtë turne ka ftuar 20 futbollistë dhe që të gjithë janë nga skuadrat vendore.

Ndeshjen e parë Dardanët e rinj do ta luajnë të hënën në orën 11:00 kundër Malajzisë. Më pas më 7 shtator luajnë kundër Armenisë, po ashtu në orën 11:00 dhe përballjen e fundit do ta kenë kundër Maqedonisë së Veriut, më 10 shtator në orën 16:00.

Lista e futbollistëve

Ismail Hasimi (Ulpiana)
Nar Bajrami (Arsenali)
Omer Rakovica (2 Korriku)
Pashtrik Morina (Viner)
Erin Demolli (Kurda)
Eliot Uka (2 Korriku)
Aldon Osmani (2 Korriku)
Rin Ahmeti (Arsenal)
Butrint Idrizi (Trepça’89)
Qamil Gashi (Roni 19)
Art Veseli (Drita)
Enkel Ramiqi (El Clasico)
Rezon Ademi (Kurda)
Festlind Graishta (Ballkani)
Omer Shala (2 Korriku)
Lorik Mehmetaj (KEK-u)
Erhard Vokrri (2 Korriku)
Ensar Bajrami (Trepça)
Eldi Meholli (Ardhmeria)
Dion Bajrami (2 Korriku)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze…