Kurti mbështet interesimin e Gjermanisë dhe Francës për ta ndihmuar dialogun

06 shtator 2022 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e mbështet interesimin e Gjermanisë dhe Francës për ndihmë në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se këto dy shtete do të ndërmjetësojnë në Bruksel për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke ne mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemër të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, e për neve posaçërisht ndodhet Gjermania dhe Franca, andaj ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të vendit të Kosovës, vendit tonë, Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, ka thënë Kurti pas ceremonisë së shënimit të 23-vjetorit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka ritheksuar se në pikat kufitare vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, meqenëse liria e cunguar nuk është liri dhe këtë gjë zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”,  është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, pas fitores në Superligë…