Kurti uron kryeministren e re britanike: Me padurim pres të punojmë për njohjen reciproke Kosovë-Serbi
06 shtator 2022
| 14:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Liz Truss për zgjedhjen në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe.
Kurti ka thënë se pret me padurim të punojë me Trussin për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pres me padurim të punojë me kryeministrin Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Kujtojmë se Trussi është zgjedhur dje liderë e Partisë Konservatore, gjë që ka bërë që ajo të jetë edhe kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.