Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit

06 shtator 2022 | 14:45

Një pushuese rreth 50 vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet.

Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore . Sipas “abcnews.al”, viktima ishte e vetme në plazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shkuar në zyrat e Bashkimit të…