Mbappe: Macroni kërkoi që të mos largohem nga PSG-ja

06 shtator 2022 | 14:50

Kylian Mbappe ka folur për verën e komplikuar që kaloi në lidhje me të ardhmen e tij, teksa vendosi që të rinovonte kontratën me PSG edhe pse ishte pranë transferimit te Real Madrid. Ai tregoi një prapaskenë interesante në lidhje me një bisedë me Macron.

“Kurrë në jetën time nuk e prisja që të flisja me presidentin Macron për të ardhmen time si futbollist, kjo është absurde. Ai më tha se donte që unë të qëndroja në Francë, se nuk donte që unë të largohesha sepse jam shumë i rëndësishëm për vendin. Dhe kur të thotë presidenti, ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Mbappe, i cili nuk e ka përjashtuar që një ditë të transferohet në Real Madrid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora tha se ishte e privilegjuar që do…