![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/rudiger.jpg)
Kjo është e vërteta e largimit të Rudigerit nga Chelsea
06 shtator 2022
| 15:27
Ish-mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger finalizoi në javët e para të merkatos transferimin e tij te Real Madrid pas largimit nga Chelsea si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë agjenti i gjermanit Saif Rubie i cili ka theksuar se gjermani do të ishte i lumtur të qëndronte te Chelsea, por londinezët i ofruan gjysmën e pagës që merrte Lukaku.
“Rudiger ishte i lumtur në Londër dhe mund të qëndronte për tu bërë kapiten. I ofruan rinovimin me gjysmën e pagës që merrte Lukaku, më pas morëm vendimin për tu larguar”, ka thënë Rubie.