UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Cluji

06 shtator 2022 | 15:52

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Clujit. Pasi arriti suksesin historik duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, kampionët e Kosovës janë gati për të nisur aventurën e re në këtë garë.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit G, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me Clujin e Rumanisë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”. UEFA për këtë ndeshje ka caktuar gjyqtarët nga Zvicra për të ndarë drejtësinë. Urs Schnyder do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin do të jenë ndihmësit e tij. Sven Wolfensberger është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me postimet e saj nga Mykonos , çiklistja dhe influencuesja…