Mehaj e takon homologen gjermane, e falënderon për ndihmën ndaj FSK-së

06 shtator 2022 | 16:40

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar të martën  me homologen gjermane, Christine Lambrecht dhe stafin e saj.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive”, është thënë në komunikatë.

Krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, ministri Mehaj ka ritheksuar mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë .

Ndërsa ministrja Lambrecht ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK-ja për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…