Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës

06 shtator 2022 | 21:47

Në dy ditët e fundit, institucionet e Kosovës kanë pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit, si pasojë e sulmeve nga hakerët, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një njoftim në “Facebook”.

Kryeziu ka thënë se sulmi s’ka depërtuar brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterit shtetëror. Sipas tij, është identifikuar që sulmi ka ndodhur nga jashtë Kosovës.

“Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit”, ka njoftuar Kryeziu.

Sipas Kryeziut, gjendja është stabile aktualisht. Ai ka thënë se situata do të vazhdojë të monitorohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj e…