Truss bën emërimet e para në kabinetin e ri britanik

06 shtator 2022 | 22:10

Liz Truss ka emëruar sekretarët e parë teksa mori detyrën e kryeministres në Britaninë e Madhe.

Kështu, Kwasi Kwarteng u emërua kancelar, James Çleverly si sekretar i jashtëm, Suella Braverman si sekretare e brendshme, Therese Ccoffey si zëvendëskryeministre dhe sekretare e shëndetësisë.

Më herët, në fjalimin e saj të parë si kryeministre, Truss tha se ajo do të punojë që Britania të bëhet një model.

Ajo tha se do të sigurohej që njerëzit të mos përballeshin me fatura të kripura të energjisë, shkruan BBC.

“Britania e Madhe ka rezerva të mëdha talenti dhe imagjinate. Ne mund ta kalojmë stuhinë dhe të bëhemi Britania e shkëlqyer që ajo e di se mund të jemi”, tha Truss në fjalimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbyllur…