Gashi ironizon me presidentin e Ballkanit pas ndërhyrjes së Paredesit ndaj Neymarit

06 shtator 2022 | 22:35

Dje u raportua për një mesazh që ia ka dërguar presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi futbollistit Kushtrim Gashi. Në atë mesazh, presidenti Kabashi e akuzoi ish lojtarin e tij për mënyrën e lojës ndaj ish-shokëve të skuadrës, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa sonte Gashi e ka zgjedhur ndeshjen PSG-Juventus dhe një ndryje të ish-lojtarit të PSG-së, Paredes ndaj Neymarit për tu tallur me Kabashin.

Postimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:

Nasser Al-Khelaifi mesazh Paredesit:

Kam pas respekt shume per ty, po ti ishe berllog djal , sa buken e ke hanger prej meje, far arrogance ndaj shokeve ma lendove Mbappen e Neymar me qellim kurr zoti ska me ta jep

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festave kushtuar misionares dhe humanistes se madhe…