Fitore me rezultat të thellë nga Reali dhe City

06 shtator 2022 | 22:57

Real Madridi, kampioni në fuqi i Champions League, e ka nisur mbarë këtë sezon të ri në transfertë ndaj Celtic.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me vendasit që kërkuan golin duke e vënë jo pak në vështirësi skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Galaktikët” morën një goditje të rëndë në minutën e 30, pasi Karim Benzema la fushën i dëmtuar, ndërsa në vendin e tij u aktivizua Hazard.

Në pjesën e dytë, Reali shtoi “marshin” duke dominuar dhe shënuar 3 gola. Fillimisht ndeshja u zhbllokua nga Vinicius në minutën e 56 dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Modric, duke e “vrarë” kështu ndeshjen.

Goli Modric erdhi falë një impulsioni të Eden Hazard i cili dhe edhe asist, para se të dërgonte vete topin në rrjetë në minutën 77 pas një aksioni spektakolar.

Belgu kështu “ngroh” madrilenët të cilët janë në akth për Karim Benzema. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje do të ishte pikërisht 0-3.

Erling Haaland është njeri u momentit te Manchester City, Sulmuesi norvegjez edhe këtë herë tregoi cilësitë e tij duke shënuar dopietë në Champions League ndaj Sevillës, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund i dha avantazhin skuadrës së City-t në minutën e 20-të të takimit duke realizuar një gol fantastik.

Te besuarit e Pep Guardiolës do të kontrollonin lojën, por pa mundur që në 45- e parë të gjenin golin e dytë, duke bërë që kjo pjesë të mbyllet me avantazhin minimal të citizenëve.

Skuadra angleze shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 58-të, ku Foden i asistuar nga Cancelo do të mposhte portierin e ekipit spanjoll për të çuar shifrat kështu në 2-0.

Për 3-0 do të mendonte përsëri njeriu “gol” te City, pasi Haaland do të shënonte golin e dytë personal në minutën e 67-të dhe të tretin për skuadrën e Pep Guardiolës, që tashmë kishte koleksionuar fitoren, por edhe Dias në minutat e fundit te takimit do të gjente golin për 4-0.

Ndërkohë nga ana tjetër përballja mes Salzburgut dhe Milan nuk do të shkonte më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët në minutën e 28-të do të shënonin me Okafor, i cili i asistuar nga Fernando nuk do ta kishte të vështirë të ndëshkonte Milan.

Të besuarit e Stefano Piolit barazuan në minutën e 40 me Saelemaekers, ku i asistuar nga Leao do të vendoste barazpeshën.

Pjesa e parë do të mbyllej e barabartë mes dy ekipeve, duke i lënë gjithçka fraksionit të dytë.

Në 45 minutat e dytë do të ishte një lojë e luftuar, por nuk do të shënohej gol, me sfidën që do të mbyllej në barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i ushtrisë ukrainase ka thënë se njësia e tij…