PSG-ja mposhti Juven

06 shtator 2022 | 23:09

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore ndaj Juventusit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Kylian Mbappen, në minutën e 5’, pas një asistimi nga Neymar. I njëjti lojtar shënoi edhe njëherë në minutën e 22’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi e ngushtoi epërsinë me Weston McKennie, në minutën e 53’, derisa pavarësisht që pati disa raste për ta barazuar lojën, në fund ndeshja përfundoi me fitoren e parisienëve.

Në ndeshjen tjetër, Juventusi përballet me Benfikën, derisa PSG-ja me Maccabi Haifa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Dardan Sejdiu duke komentuar situatën e krijuar nga…