Shpejtim Bulliqit nuk i pëlqeu që Haradinaj e quajti “një shtëpi budallë” Qeverinë Kurti

06 shtator 2022 | 23:13

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se “Qeveria Kurti është një shtëpi budallë”.

Bulliqi në Kanal 10, ka thënë se këto deklarata nuk i ndihmojnë zgjidhjes së problemeve, por që përkundrazi i thellojnë ato.

“Unë mendoj se këso deklaratash nuk i kontribuojnë zgjedhjes së problemeve, përkundrazi japin mundësi që problemet ende të thellohen.

Sigurisht që opozita ka gjithmonë të drejtë të kritikojë, por mendoj që është momenti të flitet më matur, të shkruhet më matur sepse jemi në një situatë bukur serioze me këtë grevë, prandaj kësaj duhet kontribuar të gjithë që të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Bulliqi.

Ai më tej ka deklaruar se nuk është në rregull një qasje e tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “28”…